Uashingtoni dhe Nju Jorku vendosin! Përfundon votimi i emigrantëve kosovarë në SHBA
Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York, ishin të fundit në të cilat ka përfunduar procesi i votimit.
Emigrantët kishin të drejt të votojnë në 43 vendvotime në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës në botë, një ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Përr shkak të orës lokale në SHBA u hapen të fundit, për t’u mbyllur të fundit.
“Falënderojmë të gjithë që votuan sot, si dhe ata që kanë zgjedhur votimin përmes postës, ndërkaq mirënjohje të thellë për të gjithë kolegët e përfshirë për bashkëpunimin, punën e palodhshme dhe profesionale duke mundësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Në Ambasadën në Washington të drejt vote patën 78 shtetas të Republikës së Kosovës, ndërkaq në Konsullatën në New-York, të drejt vote patën 619 bashkatdhetarë
Nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejt vote për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka njoftuar se kanë votuar 15.552 ose 73.56 përqind.
Nga 32 përfaqësi diplomatike nëpër vende të ndryshme të botës, më së shumti kanë votuar në Konsullatën e Kosovës në Mynih, me 1521 votues. Pas saj, është Konsullata në Duzeldorf me 1560.Kurse, Konsullatën e Kosovës në Cyrih, kanë votuar 1470 qytetarë.