“U zgjova dhe pashë mamanë time të shkrumbuar”, vogëlushja palestineze rrëfen tmerrin: Tavani u shemb mbi mua, hyra në zjarr dhe …
Ward al-Sheikh Khalil, një vajzë e re palestineze, foli për Al Jazeera pasi i mbijetoi një sulmi ajror izraelit në një shkollë të shndërruar në strehë në qytetin e Gazës.
Videoja e tregoi atë duke ecur midis flakëve të zjarreve që shpërthyen. Sulmi vrau mbi 36 palestinezë, përfshirë nënën, vëllezërit e motrat e saj.
“Kur u zgjova, pashë një zjarr të madh dhe pashë mamanë time të vdekur, pashë babanë tim gjallë, por mamaja ime ishte shkrumbuar. Hyra në zjarr që të mund të ikja vetëm. Isha në zjarr dhe tavani ra mbi mua, tavani u shemb i gjithi, zjarri po përhapej. Shihni krahun tim të djegur këtu. Ata u dogjën, Zoti i faltë”, ka treguar vogëlushja për “Al Jazeera”.
View this post on Instagram