U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës/ Blerina Bala: Pas 10 muajsh të vështirë duhet të …
Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Së pari më lejoni të bëj një falenderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim fokusi i bashkisë Himarë do te jetë i përqëndruar në punë me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit”, deklaroi në një reagim me shkrim Bala.
Kujtojmë se Bala, u zgjodh me 15 vota në mbedhjen e Këshillit Bashkiak, nga 9 që ka Partia Socialiste në këtë bashki. Në momentet e fundit përpara votimit pati një tërheqje nga votimi të nënkrytarit tjetër të PS në këtë bashki, Previn Gjikuria.