U zgjodh deputet i PSD-së, Tedi Mula : Në fokus rinia, punësimi dhe integrimi në BE

Tedi Mula, do të jetë deputet i ri i Kuvendit të Shqipërisë .

Pas konfirmimit të mandatit, Mula në rubrikën Opinion teksa falenderoi për besimin  deklaroi se fokusi i tij në Kuvend do të jetë rinia, siguria ushqimore dhe përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të vendit.

Është një privilegj absolutisht i madh që na kanë besuar por nga ana tjetër  është edhe një përgjegjësi e madhe se pse këta njerëz na kanë besuar neve dhe na kanë votuar neve. Lajmi i ditës së sotme ishte shumë i mirë dua ta ndaj me ju dhe dua të falenderoj të gjithë 50 mijë votuesit që kanë votuar PSD, dua të falenderoj gjithashtu të gjithë strukturat e partisë dhe të gjithë kandidatëtët sepse bashkimi i votave arriti të dalin një mandat këtë herë isha unë por mund të ishte edhe dikush tjetër.

Ndalem edhe njëherë me atë shprehjen që bashkimi bën fuqi dhe në këtë rast bashkimi i gjithë votave na nxorri neve sot në mandat, pavarësisht nuk ishte ai që ne dëshironim por që do bëjmë një analizë të detajuar shpresoj që këto gabime t’i rregullojmë që në zgjedhjet bashkiake që do të kemi dhe të rritemi përsëri në vota”, tha Mula.

Ai tha se fokusi i tij në Kuvend do të jetë rinia, siguria ushqimore dhe përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të vendit.

Gjëja e parë dhe gjëja kryesore është shëndetësia, ne do të luftojmë fort që të dignostifikojmë, të marrim aperaturën e diagnostifikimit të sëmundjes së kancerit, gjë që është pa kompromis dhe do ta çojmë zërin fort dhe në parlament sepse është e mirë për të gjithë nuk është çështja financiare që do përfitojë dikush. E dyta të rinjtë çfarë duan sot, duan sigurinë dhe të kenë një vend të sigurtë pune dhe me atë rropgë t’ia dalin sepse me këtë rritjë çmimesh që është bërë është problem dhe duhet të luftojmë shumë fort edhe për nxënësit e ekselent cdokush që mbaron universitetin vendin e punës ta ketë të garantuar. Duhet t’i dëgjojmë problematikat dhe t’u japim zgjidhje.

Problem tjetër është edhe te pjesa e shëndetësisë te klinikat dentare të pa kriter të cilat duhen masa kufizuese dhe parandaluese.

Problematikë tjetër  janë aksionet që lirimin e hapësirave publike, ndërsa problematikë kryesore është siguria ushqimore, shteti duhet të veprojë forteë për padrehtësitë që bëhen, unë do jem i pari që do ngrij zërin. Dënimet duhet të jenë drastike”, u shpreh ai.

Më tej u ndal edhe te ceshtja e aksionit të lirimit të hapësira ve publike ku tha që ndërtimet pa leje janë rreptësiht të ndaluara .

Në lidhje me vendimet e qeverisë për pastrimin e hapësira publike Mula deklaroi se mënyra nuk është e duhur pasi duhet ta dinim sa hapësirë është e zaptuar dhe të shikonim asetet e shtetit shqiptar pasi kemi marrë denoncime të ndryshme. E vetmja problematikë që është pak skeptike në pjesën e aksionit është pjesa e ndërtimeve që janë bërë në pronat private që janë në proces legalizimi”, tha deputeti.

Ndërsa sa i përket aksionit në theth Mula tha se duhet të priste pasi një pjesë nuk i kanë marrë akoma dokumentat.  Të gjenden mekanizma më të butë.

Deputeti i ri nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak në komisionet parlamentare, veçanërisht në ato që lidhen me ligjet dhe integrimin evropian

“Nëse do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme, ne do të jemi në mbështetje të PS, pasi këto zgjedhje janë vetëm për kryetarin. Ne do të garojmë vetëm për anëtarët e këshillave bashkiakë. Ne të jemi gjithë bashkë që të futemi në BE”, përfundoi ai