U vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës
- 19 May, 2025
Sot përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës, një nga aktet më të përgjakshme të regjimit serb ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Më 19-24 maj 1999, në Burgun e Dubravës u vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë nga forcat serbe të Sllobodan Millosheviqit.
Brenda mureve të këtij burgu, ku sot ndodhet një pllakë përkujtimore me emrat e viktimave, ndodhi një nga krimet më të rënda kundër popullit shqiptar në Kosovë, por pavarësisht brutalitetit të kësaj masakre, asnjë person nuk është dënuar ende për këtë krim.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ