Një serb i ekzekutuar para familjes së tij javën e kaluar në Brazil është identifikuar si vrasës me pagesë i kërkuar nga Interpoli për vrasje të shumta me porosi. Ai kishte gjithashtu kishte një pasaportë të rreme sllovene, sipas një oficeri Luiz Ricardo Lara Dias Jr.
Serbi ishte në kërkim nga Interpoli prej një dekadë dhe policia beson se vrasja e tij mund të lidhet me të kaluarën e tij kriminale. Policia lokale e identifikoi viktimën si Darko Geisler, 43 vjeç, pasi u konsultua me konsullatën sllovene në Sao Paulo bazuar në pasaportën e gjetur tek viktima.
Por që në fakt pasaporta nuk i përkiste atij, por një shtetasi slloven që e kishte humbur në 2017. Policia zbuloi gjithashtu se Geisler ishte një vrasës me pagesë i kërkuar nga Mali i Zi për vrasje të shumta dhe posedim të armëve dhe eksplozivëve.
Geisler kishte jetuar në Brazil për nëntë vjet, duke fshehur identitetin e tij pasi u arratis nga Mali i Zi për në Bosnje pas ekzekutimit të një burri në ditën e Krishtlindjeve në 2014.
Pasi u zhvendos në Brazil, Geisler u takua me bashkëshorten e tij të ardhshme në 2015 dhe më pas u vendos në Santos. Gruaja e tij tha se nuk kishte asnjë ide për identitetin e tij të vërtetë.
Njerëz të afërt të çiftit thanë se e vërteta për të kaluarën e Geisler nuk përputhet me njeriun që ata njihnin. 43 vjeçari u vra në Brazil më 5 janar, kur u qëllua nga një person i panjohur para shtëpisë ku jetonte me familjen e tij.
Ai u u vra teksa po ngiste një biçikletë me gruan dhe fëmijën e tij në bregdetin e Sao Paulos. Dhe siç raportojnë mediat, në disa pamje të publikuara, shihet sulmuesi duke vrapuar dhe duke qëlluar me tri të shtëna në drejtim të tij.
Në atë moment ai ka rënë në trotuar, kurse fëmija ka rënë nga biçikleta.
Policia braziliane vazhdon kërkimet për vrasësin e Geisler. Autoritetet besojnë se e kaluara e tij kriminale mund të ketë luajtur një rol në vdekjen e tij dhe policia në Brazil dhe Mal të Zi do të punojnë së bashku për të gjetur autorin.