U vra nga një masiv gurësh gjatë punës, humb jetën minatori, dëmtohet një tjetër!
- 21 May, 2024
Një minator ka humbur jetë në Martanesh, ndërsa një tjetër është plagosur pasi u ra një masiv gurësh gjatë punës.
I plagosuri raportohet se po transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Mësohet se viktima, i cili ende nuk është identifikuar, bashkë me kolegë të tij, ishin duke punuar kur iu ra një masiv gurësh përsipër.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ