U vra në oborrin e banesës, kush ishte Gentjan Bejtja, si u shpëtoi disa atentateve

Ditën e sotme në Larushk të Fushë Krujës është vrarë me armë zjarri Gentjan Bejtja, i cili disa muaj më parë i shpëtoi një atentati. Ai është qëlluar me breshëri automatiku në oborrin e banesës së tij.

Në korrik të vitit të kaluar Bejtja i shpëtoi një atentati qëi mori jetën kunatit të tij Ramazan Sino, 29 vjec, dërsa dy djemtë e tij  Alvi Bejtja 13 vjeç dhe tjetri 10 vjeç mbetën të plagosur.

Lidhur me atentatin u arrestua Valter Bami, i cili u la i lirë nga gjykata muajin e kaluar.

Lehtësimi i masës së sigurisë është argumentuar me mosprovimin e implikimit në në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas

Gentjan Bejtja ka arritur t’u shpëtojë edhe dy atentateve të mëparshme, një të ndodhur në vitin 2016 dhe një në vitin 2022. Në vitin 2016, atij iu vendos eksploziv në makinë por mori vetëm disa dëmtime. Ndërsa një vit më parë, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Edhe në atentatin e dytë, Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në shkurt 2013.