U vra në autostradën Vlorë-Fier, Replika.al zbardh identitetin e viktimës në Vlorë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier ku raportohet për vrasje me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës. Replika.al ka zbuluar se emri i viktimës që mbeti i vdekur në makinë është 30- vjeçari Kristian Marku nga Rrësheni.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.