U vra me breshëri plumbash 200 metra larg banesës së tij në Kamëz, ky është Lulzim Visha
Ky është Lulzim Visha, 48-vjeçari që u qëllua me breshëri arme në Kamëz, 200 metra larg banesës së tij në Zall Mner.
Viktima, i cili punonte si postier, ndodhej brenda makinës së kompanisë kur autori ose autorët e atentatit e qëlluan nga afër. Mjeti i tij ka shenja të shtënash në pjesën ballore, duke sugjeruar se sulmi është realizuar nga një pozicion i afërt.
Policia e Tiranës ka arrestuar një person në lidhje me vrasjen e Lulzim Vishës, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Zall-Mner të Kamzës. I dyshuari është djali i xhaxhait të Ervis Lamit dhe është ndaluar gjatë kontrolleve të zhvilluara në zonën e Kamzës dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Burime për REPLIKË bëjnë me dije se një konflikt për lojërat e fatit dhe pronat ka shkaktuar përplasje mes vëllezërve Visha dhe fisit Lami. Para disa kohësh, janë regjistruar tensione të tjera, të cilat më vonë kanë përshkallëzuar deri në vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha, ekzekutuar një ditë më parë në automjetin e tij.
Kushëriri i Vis Lamit është arrestuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa ky i fundit është shpallur në kërkim, i cili dyshohet si autor i vrasjes.