U vodhën europianëve miliona euro përmes Call Center-ave, burg për dy të pandehurit! Sekuestrohen pasuritë dhe…

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për dy anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që u mor me mashtrime përmes Call Center-ave. Jusel Mici është dënuar me 8 vjet burg, ndërsa Mendim Domi me 7 vjet e 4 muaj, pasi përfituan gjykim të shkurtuar.

SPAK ka provuar se të pandehurit, pjesë e grupit kriminal, kanë mashtruar qytetarë të vendeve të ndryshme të Evropës, duke përvetësuar shuma të mëdha parash, në total miliona euro.

Ata u shpallën fajtorë për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup kriminal, pastrim të produkteve të veprës penale dhe fshehje të të ardhurave. Gjykata ka vendosur gjithashtu konfiskimin e pasurive të tyre dhe të llogarive bankare të lidhura me aktivitetin e paligjshëm.