U vetëdorëzuan tri ditë më parë, mbërrijnë në gjykatën e Shkodrës Samuel Troshani dhe Izmir Sakica

Samuel Troshani dhe Izmir Sakica kanë mbërritur ditën e sotme në Gjykatën e Shkodrës. Dy të rinjtë u vetëdorezuan tre ditë më parë pasi ishin shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Brucit.

Ata do të dalin para trupës gjyqësore për rivlerësim të masës së sigurisë, pasi më herët, në mungesë, gjykata kishte caktuar masën “Arrest në burg” për ta.

Përveç akuzës për dhunën ndaj Brucit, Troshani dhe Sakica janë përfolur edhe për pjesëmarrje në disa ngjarje të tjera kriminale, megjithatë për momentin ata akuzohen vetëm për veprën penale të dhunës ndaj Brucit.