U vetëdorëzuan në polici për dhunën ndaj 62-vjeçarit, dëshmia e Sakicës dhe Troshanit: Jemi pajtuar me viktimën

Dy të rinjtë e shpallur në kërkim për dhunimin e 62-vjeçarit Vladimir Bruçi, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, janë vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës. Pas vetëdorëzimit të tyre, policia ka kryer veprimet procedurale, duke bërë ndalimin e tyre. Aktualisht, Sakica dhe Troshani ndodhen në paraburgim dhe pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

Të dy të rinjtë kanë deklaruar para hetuesve se janë vetëdorëzuar për të dhënë sqarime mbi ngjarjen dhe kanë pohuar se tashmë janë pajtuar me Vladimir Bruçin pas konfliktit.

Ngjarja në fjalë daton më 3 qershor 2024, kur Bruçi u dhunua me sende të forta nga pesë persona, për një mosmarrëveshje që kishte lidhje me një vendparkim. Për këtë rast, Sakica dhe Troshani janë në masë sigurie “arrest me burg”.