U trazua pak ditë para zgjedhjeve/ Ja si është situata në Himarë, mediat mbërrijnë para komisionerëve

Teksa procesi zyrtar i votimit nisi që në orën 7 të mëngjesit, vonesa të shumta me rreth një orë janë krijuar në Bashkinë e Himarës. Probleme ka pasur me pajisjet biometrike dhe energjinë elektrike.

Pak ditë para zgjedhjeve, kujtojmë se u vu në pranga kandidati I koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri. Në disa pamje të sjella nga replika pak minuta më parë, autobuzë më minoritarë grekë mbërritën për të votuar në qytetin e Himarës.

Himara po përjeton zgjedhjet më të çudithsme në histori, pasi në fletën e votimit, qytetarët kanë mundësi që të votojnë një person të arrestuar.Kujtojmë se në garë janë Jorgo Goro dhe Fredi Beleri.
Aktualisht ka akuza nga ana e qytetarëve se persona të ndryshëm po i intimidojnë për votat e tyre.

Akuza të ngritura nga ana e mbështetëzve dhe shtabit të Belerit.
Vijon po ashtu edhe ardhja e minoritarëve të tjerë.