U tha se ndërroi jetë, reagon familja e Artan Lames: Ndodhet në koma cerebrale

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome. Lajmi është konfirmuar nga familjarët të cilët kanë pohuar se gjendja e ish-kreut të Kadastrës është kritike, por zemra e tij rreh ende.

Ditën e sotme, u tha se Artan Lame ishte ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në një spital në Mynih të Gjermanisë, ku ishte shtruar prej një jave, pasi pësoi një ishemie cerebrale.

Artan Lame është ish-drejtor i Kadastrës, si dhe drejtues për disa vite i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). Gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe poste të tjera shtetërore dhe ka qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste.