U sulmua nga mediat e mbështetësit e Berishës, reagon Roland Bejko

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka reaguar në lidhje me akuzat e grupimit të Sali Berishës për veprimtaritë e tij publike si opinionist në televizionet në vend, deri në ditën që iu besua kandidimi për Tiranën. Sipas Bejkos, qëndrimet e tij në çdo intervistë, analizë apo debat kanë qenë qartësisht kundër ortakërisë së trekëndëshit të Bermudës; Rama, Berisha, Meta dhe satelitit Veliaj.

Bejko nënvizon se është kandidat në bashkinë e qytetit ku jeton, pasi sipas tij nuk është shpallur “non grata” si i akuzuar për korrupsion të qenësishëm, as i akuzuar për mbështetje të trafikantëve dhe grupeve kriminale, as si pengues i demokracisë. Në fund të shkrimit të tij Bejko ngre dy pyetje për Foltoren dhe financimet që bën për njerëzit që e mbështesin.
‘Por ama, dy pyetje më mundojnë prej kohësh. Ku i gjen paratë Foltorja për shpenzimet financiare marramendëse që bën?! Në cilën bordero paguhen njerëzit e shumtë të të gjitha niveleve të angazhuar te Foltoria?!’- shkruan Bejko.