U shty dy ditë më parë, mbahet sot Konferenca e Kryetarëve, ja çfarë do diskutohet

Konferenca e Kryetarëve e cila u shty dy ditë më parë, do të mbahet sot në orën 16:00.

Mbledhja e cila u shty do të shërbente për të diskutuar mbi objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore parlamentare.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi se mendohet se shkak i shtyrjes ishte mungesa e dakordësisë për objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore.

“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,

 

 

Ju njoftojmë se:
Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Sekretaria e Konferences së Kryetarëve”, sipas njoftimit.