Pas shkarkimit të mbrëmshëm nga Kuvendi të ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, këta të fundit kanë shkrua se janë kërcënuar në ‘Facebook’ nga Artan Grubi.
Ata thonë i apelojnë Grubit të lërë kërcënimet dhe të mos e ndez situatën, por të shënojë ditën 8 maj në kalendar.
Postimi i Mexhitit dhe Aliut:
Artan Grubi në gjendje ankthi të fortë na kërcënon nga fb, pasi shkarkon Ash-në nga Qeveria, na thotë “të flemë të qetë” se për të gjitha do kujdeset Ali Ahmeti…
Artan…leri kërcënimet, bëj ca ditë pushim nëse të ndihmon dhe mos e ndiz situatën. E kuptoj që është fundi yt, por të paktën në fund trego burrni!
Dhe…hape kalendarin…shiko 8 Majin!
Afër…shumë shumë afër!
NDRYSHIMI KA NIS!
Regjistrohu në buletinin tonë informativ