U rrëzua në oborrin e banesës, humb jetën 31-vjeçari! Çfarë dyshohet

Një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u rrëzua aksidentalisht në oborrin e banesës së tij në fshatin Gribë të Gramshit.

gjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 ku viktima me iniciale A. T., dyshohet se duke manovruar me motomjet u rrëzua duke dëmtuar në kokë nga gurët në oborr.

Për shkak të dëmtimeve, 31 vjeçari ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.

“Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.