Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur sot në selinë blu.
Meta do të takohet me kryedemokratin në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit. Kjo vizitë e tij vjen një ditë pasi Partia e Lirisë u pranua në KQZ dhe dorëzoi listat me kandidatët për këshilltar në Bashkinë Tiranë.
Ajo që u vu re nga lista është që nuk kishte asnjë kandidat nga Partia Demokratike edhe pse kanë firmosur një marrvesheje kualicioni për zgjedhjet vendore.