U raportua i humbur/ Gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë ku është gjetur i pajetë një 65-vjeçar në kanalin kullues në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë pranë fshatit Goriçaj. Policia bën me dije se viktima është shtetasi Mina Gjini, 65 vjeç banues në Këmishtaj. Ndërsa mësohet se ai mblidhte kanoçe.
Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që rreth orës 18:00 është gjetur nga kalimtarë të rastit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.