Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Tiranës mbrëmjen e sotme. Sipas policisë mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Gjithashtu bëhet me dije se 54-vjeçari kishte mobileri bashkë me të vëllain, deri tani nuk rezulton me probleme.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se autorët janë larguar me motor drejt zonës së Selitës. Ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.