U qëllua nga një automjet në lëvizje, 60-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Ballagat të Lushnjes, ka mbetur e plagosur shtetasja, Bajame Seneja, 60-vjeç.

Mësohet se gruaja është qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje dhe ka marrë një plumb në këmbë.

Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.