U qëllua me plumb pas koke/ Vetëdorëzohet një nga personat e përfshirë në vrasjen e shqiptarit në Spanjë
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur vrasjen e një shqiptari në Spanjë, i cili u braktis në spitalin e Blanes në gjendje të rëndë shëndetësore dhe iu nënshtrua plagëce të marra. Sipas El Caso, viktima u dërgua në spital në orën 19:08 të së shtunës nga tre persona që ndodheshin në një automjet me ngjyrë të zezë.
Makina ka ndaluar para spitalit, tre persona kanë dalë dhe kanë lënë në dyert e urgjencës shqiptarin e plagosur rëndë, i cili nuk kishte mjet identifikimi me vete.Pasi e kanë braktisur ata janë larguar, ndërsa shqiptari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.Një prej personave që dyshohet se braktisi viktimën në spital raportohet se është vetëdorëzuar në stacionin e policisë Mossos d’Esquadra.Shqiptari që u braktis në urgjencën e Blanes kishte një plagë në pjesën e pasme të kokës, që dyshohet se është shkaktuar nga një pushkë, sipas informacioneve të para.
Dyshimet e Mossos d’Esquadra janë se vrasja lidhet me trafikun së marijuanës.