U qëllua me breshëri plumbash, detaje nga vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ Autorët ruajtën viktimën gjithë natën, dera e makinës plot shenja…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dragoç, ku një 33-vjeçar është vrarë me breshëri plumbash në makinën e tij.

Ndaj Ramazan Matajt është qëlluar disa herë me breshëri dhe kjo dallohet qartë nga dera e automjetit tip “Benz” me të cilin po udhëtonte.

Sipas informacioneve të para, autorët e kanë ruajtur viktimën gjithë natën dhe kur ai doli në rrugën kryesore të fshatit është qëlluar me breshëri plumbash.

Sipas deklaratës së babait të viktimës, djali i tij nuk kishte konflikte me askënd dhe se komunikimini tyre i fundit ka qenë mbrëmjen e djeshme.

“Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Për herë të fundit folëm në orën 22:00, nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur. Nuk e di arsyen e vrasjes së djalit” tha ai.