U procedua penalisht, reagon Noka: Personi që u përplasa është …

Pas vendimit të policisë për ta proceduar penalisht për veprën penale “Kanosje ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, pas një incidenti të ndodhur në një qendër votimi në bashkinë e Vorës ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Flamur Noka.

Në një deklaratë publike, Noka mohoi se ka penguar ndonjë qytetar për të votuar.

Kam kërkuar që ai dhe nipi i tij të largoheshin nga qendra e votimit, pasi po intimidonin votuesit,” deklaroi Noka, duke theksuar se Asllani është një person me precedentë penalë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas tij, përplasja brenda qendrës së votimit ka ndodhur me shtetasin Xhoni Asllani, të cilin e identifikon si shoferin dhe nipin e Albert Xhabaftit, pjesë e një bande të cilën PD e akuzon për mbështetje të socialistëve.

Deputeti demokrat akuzoi policinë për keqpërdorim të institucioneve shtetërore në funksion të fushatës.

Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në #Vorë!

Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Në videolajmin e viteve më parë përmendet se Asllanaj u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ku një prej tyre me inicialet A.K, 44 vjeç. A.K është Albert Xhabafti dora vetë.

Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij. #Policia e ushtarit të krimit #Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit.

Të nderuar qytetarë! Ju ftoj të mos bini pre e keqinformimit dhe propagandës së mediave që paguhen nga kompania e inceneratorëve! Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si “qytetari që u pengua” në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin.

Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë!”- tha Noka.