U prezantua si polic për t’i vjedhur me dhunë paratë, arrestohet 27-vjeçari në Bulqizë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dënimi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, kryer në bashkëpunim, sepse në muajin maj, 2024, 27-vjeçari dhe shtetasi V. B. (arrestuar pas rastit) i janë prezantuar një shtetasi, si punonjës policie, dhe shtetasi V. B. i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash.

NJOFTIMI I POLICISE: 

U prezantua si punonjës policie, që bashkëpunëtori i tij t’i merrte para, një shtetasi, kapet 27-vjeçari i dënuar me burgim për këtë krim, të kryer rreth 1 vit më parë.

I ndaluari, me precedent për krime kundër personit dhe për krime kundër pronës.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë finalizuan operacionin “Dënimi”, si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. T., 27 vjeç.

Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, kryer në bashkëpunim, sepse në muajin maj, 2024, 27-vjeçari dhe shtetasi V. B. (arrestuar pas rastit) i janë prezantuar një shtetasi, si punonjës policie, dhe shtetasi V. B. i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.