U plagos nga sulmi me tritol në shtëpinë e motrave Nikolli , 29-vjeçari në gjendje kome, mjekët: Dëmtimi në kokë fatal

29-vjeçari Enea Thomarai mbeti I plagosur pas shpërthimit të fuqishëm të tritolit në shtëpinë e motrave Nikolli. Thomarai ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital, ndërkaq ditëën e sotme mësohet gjendja e tij është rënduar dhe ndodhet në gjendje kome, ndërsa mjekët thonë se dëmtimet që ka marrë në kokë, janë tepër të rënda.

“Fraktura e bazës së kafkës është dëmtim shumë i rëndë, shpesh fatal”, thonë mjekët.

Kujtojmë që babai i tij me lot në sy u shpreh se i biri mbeti i plagosur në këtë atentat, edhe pse nuk kishte kurrfarë lidhje me objektivin e këtij sulmi të rëndë.