U plagos në shkollën “Fan Noli”, Luis Meçe i gatshëm, Ja çdo bëj per Martin Canin!
Gjykata e Tiranës ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. Ngjarja tragjike ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar, pranë shkollës “Fan Noli”.
Pas përfundimit të seancës, Luis Meçe, i cili mbeti i plagosur në të njëjtën ngjarje, reagoi për mediat. Ai e përshkroi përjetimin e seancës si të vështirë, por u shpreh i gatshëm të dëshmojë në procesin gjyqësor nëse i kërkohet.
“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, deklaroi Meçe.