U plagos dje në fshatin Krujë, 42-vjeçari arrestohet nga SPAK në spitalin e Traumës! Ishte në kërkim

TIRANË– Me urdhër të SPAK, është arrestuar në spitalin e Traumës 42-vjeçari që mbeti i plagosur në fshatin Bru Zallë të Krujës ditën e djeshme.

Mësohet se 42-vjeçari Agron Asllani është arrestuar pasi më parë ka qenë në kërkim.

Asllani u plagos dje, 22 janar, pas një konflikti të çastit. Autori Imer Kameri, 52 vjeç, është ende në kërkim. Ai u nis në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar ku edhe u arrestua.