U përplasën nga makina e Pronatyra, si është gjendja e fëmijëve
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet ka përplasur dy monopatina me të cilat lëviznin tre të mitur.
Sipas informacionit paraprak nga Policia, mjeti drejtohej nga një 41 vjeçar i cili është identifikuar si shofer i firmës “Pronatyra”, një kompani private që operon në Tiranë me administrator shtetasin Jonald Agolli.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë të mitur, të cilët u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas burimeve dy prej të miturve, O.A., 11 vjeç dhe E.S., 9 vjeç, ndodhen në gjendje stabël, ndërsa i mituri i tretë, 10 vjeç J.N., paraqet gjendje të rëndë shëndetësore dhe po monitorohet nga ekipi mjekësor intensiv. Ai ka marrë fraktura tek gjymtyrët dhe goditje në kokë.
Drejtuesi i mjetit, E. K., është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Tiranës për veprimet procedurale, ndërsa një grup i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.