U përplas nga autobusi me nxënës shkolle në Lezhë, 6 vjeçarja në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

6 vjeçarja që u përplas nga autobusi që transportonte nxënës shkolle në aksin rrugor Shënkoll-Lezhë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

E mitura u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës pasi ka marrë fraktura të shumta në këmbë por edhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e përplasjes.

Bëhet fjalë për dëmtime më së shumti në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e përplasjes. Ajo po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm.  E mitura ndodhet në gjendje të rëndë si pasoja e frakturave që ka marrë.

Më herët, policia njoftoi se kishte vënë në pranga drejtuesin e autobusit nën akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.