U përmend në dosjen “McGonigal”, Agron Neza paraqitet në SPAK
Agron Neza është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me përmendjen e tij në çështjen “McGonigal”, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI.
SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ndërsa më herët është pyetur edhe Dorian Diçka.
Sipas dosjes , në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikan.
McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëjnë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.