Oriela Nebijaj ka njoftuar se është tërhequr nga gara për deputete.
Sipas saj, emri mund të jetë lexuar gabimisht, pasi ajo ishte përfshirë në listën e PD-së për qarkun e Fierit.
Në një postim në rrjetet sociale, Nebijaj shkruan se ka kërkuar që të mos jetë e përfshirë në asnjë listë zgjedhore, as në Tiranë dhe as në Fier.
“Kam kërkuar të mos jem në asnjë listë, as në Tiranë (në respekt të primareve), as në Fier. Për sqarim, pasi dikush mund ta ketë lexuar gabimisht emrin tim. Nuk është një tërheqje, por një vendim për t’i lënë rrugën të rinjve dhe zonjave që e meritojnë më shumë se unë. Jam dhe do të jem gjithmonë me #PD. Suksese ekipit të fitores,” shkruan Nebijaj.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ