Mjeku Vanion Cinari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një ditë pas aksidentit të rëndë tek rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë.
Pas dëmtimeve të marra, 40-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Aksidenti i trefishtë ka ndodhur mbrëmë në rrethrrotullimin e Saukut. Nga aksidenti është plagosur edhe një 32-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti u shkaktua kaos në rrugë dhe trafik i rënduar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ