U paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia: 17-vjeçarja dyshohet se është…

Policia e Vlorës bën me dije se sot rreth orës 11:40, një vajzë 17-vjeçare është paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se e mitura është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.