U paraqit në SPAK, ish-dekani i Fakultetit të Ekonomisë: Isha për të dhënë sqarime për mikrokreditë
- 11 June, 2025
Është paraqitur në SPAK ditën e sotme ish dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule. Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ai tha se isha për të dhënë sqarime për hetimin që bëhet për mikrokreditë.
“Isha për të dhënë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë për hetimin që bëhet për mikrokreditë”, deklaroi Kule.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ