U padit për shpifje nga Ardian Çela/Belind Këlliçi merr pafajësi të plotë nga Gjykata

U padit për shpifje nga Ardian Çela, Belind Këlliçi merr pafajësi të plotë nga Gjykata pas denoncimeve për krime zgjedhore në fushatën elektorale të vitit 2021. Këlliçi: Inkurajoj qytetarët të denoncojnë blerjen e votës, krimet elektorale dhe presionin ndaj administratës.

DEKLARATË E KANDIDATIT PËR BASHKINË E TIRANËS, BELIND KËLLIÇI, NGA SPAK

Në kuadër të tentativës për të më goditur në fushatë elektorale, këtë rradhë sërish i keqpëroduri i qeverisë por edhe i Kryetarit të Bashkisë, Ardian Çela, i cili nuk e di a është në Shqipëri, apo është jashtë, uroj të jetë me shëndet mirë, për shkak të atyre që kemi marrë vesh dy muajt e fundit, uroj të jetë mirë.

Sot Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë në Prokurorinë e Posaçme për të më dhënë pafajësi të plotë për deklaratat dhe demoncimin që kam bërë, për krimet zgjedhore në fushatën elektorale të vitit 2021.

Gjej rastin të inkurajoj të gjithë qytetarët që të denonconcojnë të gjitha parregullsitë, fenomenet e blerjes së votës, krimet elektorale nëse ato do të ndodhin dhe jam i bindur që ato kanë filluar shantazhin dhe presionin çdo ditë të administratës publike, i shitblerjes së votës sepse marr çdo ditë denoncime, të ngrenë zërin dhe të denoncojnë.

Unë kam ardhur në çdo proces gjyqsor për të pritur këtu jo vetëm Ardian Çelën por këto nga banditët e qeverisë për t’u përballur për ato akuza që kam bërë publike, në mbrojtje të interesit publik, në mbrojtje të qytetarëve dhe kundër fenomenit të shitblerjes së votës.

Ka një tentativë permanente për të goditur opozitën, për të goditutr deputetët e opozitës brenda dhe jashtë Parlamentit. Ndërkohë që unë jam tani në SPAK kolegët e opozitës vijojnë të jenë në foltoren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të kërkuar fjalën e lirë, për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, për të thënë të vërtetat e tyre dhe për t’i dalë në mbrojtje interesit publik.

Problemi është që kemi të bëjmë me një qeverisje tërësisht autoritariste. Me një qeveri e cila po tenton çdo ditë e më shumë të godasë opozitën por që nuk do t’ia dalin dot.

Opozita, deputetët e opozitës betejën do ta bëjnë kudo, në rrugë, në sheshe, në Parlament, brenda dhe jashtë sallës së Parlamentit, në gjykata, kudo ku qytetarët kanë nevojë të përfaqësohen.

Unë sot kam ardhur me biondje të plotë që do të merrja pafajësi për shkak se deklaratat e mia publike nuk kanë qenë kundër një individi.

Nuk kam asgjë të bëj dhe nuk më intereson as shëndeti dhe as fati i Ardian Çelës.

Unë kam denoncuar krimet zgjedhore të ndodhura në vitin 2021 dhe bmë vjen mirë që vendimi ka qenë, pafajësi e plotë. Kanë qenë një sërë vendimesh të Gjykatës së Shkallës së Parë por i vetmi që pati kurajon, guximin të shkonte në Apel ishte baroni i OSSHE-së Ardian Çela.

Kam një apel për të gjithë qytetarët, për të gjithë opozitarët.

E di që është shumë e vështirë situata në të cilën ndodheni, e di që është i jashtëzakonshëm presioni i administratës publike dhe presioni me kafshatën e bukës së gojës.

Dilni zot vendit dhe vetes.

Denonconi, ngrini zërin, mos kini asnjë sekondë frikë sepse këta që mund të na duken shumë të fortë me në krye Edi Ramën, ta dini që nuk e kanë fare të gjatë nëse të gjithë bëhemi bashkë.

Do të jem këtu përherë për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

Do të doja shumë që Gjyakata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Kundër Korrupsionit të më thërrasë edhe për çështjen e Inceneratorit të Tiranës dhe për kallzimet që kemi bërë për korrupsion galopant të qeverisë dhe për të mbrojtur interesin dhe financat publike.