“U ndamë me paqe”- Historia me Era Istrefin, ish-partneri flet për kontratën mes tyre: Më ofroi 20% të fitimeve
Ish-menaxheri i këngëtares së njohur Era Istrefi, Faton Shoshi, ka ndarë për herë të parë detaje mbi përfundimin e bashkëpunimit mes tyre, duke theksuar se ndarja ka qenë e qetë dhe pa asnjë konflikt.
Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, Shoshi ka sqaruar se marrëdhënia mes tyre ka përfunduar në mënyrë miqësore dhe profesionale. Sipas tij, Era Istrefi i ka ofruar Shoshit 20% të fitimeve nga këngët e përbashkëta si shenjë vlerësimi për punën e tij, një propozim që ai e ka refuzuar.
“Era më ofroi 20% të fitimeve përjetësisht, duke më thënë: ‘Unë e vlerësoj punën tënde dhe nuk e harroj kurrë.’ Madje, deshi ta formalizonte edhe me kontratë, por unë vendosa ta refuzoj, sepse u ndjeva i drejtë dhe i ndershëm në vendimin tim,” shprehet Shoshi.
Gjatë intervistës, ai e ka cilësuar këngëtaren si një artiste të përkushtuar dhe autentike, duke theksuar se Era gjithmonë ka pasur si prioritet cilësinë artistike dhe jo thjesht suksesin komercial: “Era gjithmonë kërkon të gjejë veten në muzikën e saj, pa u fokusuar vetëm te klikimet apo fama.”
Por Shoshi, zgjodhi që të komentonte për Erën vetëm si artiste, duke zgjedhur që mos të qëndronte edhe tek historia e dashurisë që të dy kishin së bashku, kujtojmë që vite më parë, biznesmeni Faton Shoshi dhe Era Istrefi ishin ndër dyshet më të famshme të kohës.