U nda nga Elia Zaharia, Princ Leka feston në mënyrë madhështore ditëlindjen e katërt të së bijës krahë partneres së re

Disa ditë më parë vajza e Princ Lekës dhe Elia Zaharia, Geraldina ka festuar ditëlindjen e saj të katërt.

Vajza e Princit ka festuar ditëlindjen më 22 tetor me nënën e saj Elia dhe gjyshërit e saj në një ambient shumë familjar.

Por ditën e djeshme festa ka qenë e përmasave të mëdha. Princ Leka ka ndarë pamjet nga festa e 4-vjetorit të vajzës së tij. Padyshim në ambientet e ditëlindjes nuk ka munguar partnerja e re e Princit, Blerta Celibashi.

Fotografja shihet në pamjet e ndara duke pritur të ftuarit, disa prej të cilëve ishin edhe personazhe publik.

“Dje festuam një moment magjik për Geraldinën. Nga shkëlqimi i flokëve të borës te tingujt e të qeshurave, mbretëria jonë me temën e Frozen u mbush me ngrohtësi dhe mirësi.

Ndjejmë mirënjohje të thellë për çdo mik që na u bashkua, jo vetëm për të ndarë këtë festë, por për të bërë këtë ditë plot gëzim, dashuri dhe lumturi të vërtetë. Ishte me të vërtetë një takim zemrash të mira, një mbledhje që na kujtoi forcën dhe bukurinë e miqësisë”, shkruan Princ Leka.