“U mora 13 vjet me politikë”-Klajdi Musabelliu: Më kushtoi artistikisht, kalova nga këngëtar në emigrant
Klajdi Musabelliu i ftuar në një show televiziv së fundmi përveç eksperiencës në Big Brother VIP dhe karrierës në muzikës ka folur edhe për përfshirjen në politikë.
Aulona e pyet se pse u mor dhe pse doli nga përfshirja në Partinë Socialiste për Integrim.
“Jam marrë 13 vjet me politikë.”- tha këngëtari.
Brady & Sweeney, çifti i ri i Hollywood-it që askush s’e priste?
Aulona Musta: Pse dole nga politika? Je marrë me LSI-në.
Klajdi Musabelliu: Po me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ky ka qenë edhe një ndër gabimet që unë kam bërë në jetën time. Më ka kushtuar artistikisht. Sepse u përzie gjëja. Nuk e di si ndodhi që u përzie kjo gjëja. Pra zëri me figurën. Kalova nga këngëtar në emigrant po nuk ka problem. Ishte një gabim që unë e di sa më ka kushtuar po nuk ka problem. Tashmë iku, ishte një eksperiencë.