U mor peng në parkingun e një lokali dhe u dhunua, zbardhet dëshmia e Dod Gjokës: Patëm një konflikt të çastit dhe…
Zbardhet dëshmia e Dod Gjokës, i cili ditën e djeshme u dhunua dhe u mor peng në parkingun e një lokali pranë superstradës Lezhë-Milot. 35-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se pati një konflikt të çastit me tre persona, por nuk ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes. “Me tre personat kemi pasur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë,” ka thënë ai.
Policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë natës për kapjen e autorëve të ngjarjes, shtetasve me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E, të cilët janë banues në Tresh. Megjithatë, deri tani autorët nuk janë kapur. Për të mundësuar identifikimin e tyre, policia ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit, ndërkohë që ata e kanë zbritur 35-vjeçarin nga makina.
Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.