Një ish-modele e Victoria’s Secret, e cila jeton në New York, dhe familja e saj janë rrëmbyer nën kërcënimin e armëve duke u mbajtur në një kasolle në Brazil për 12 orë.
Luciana Curtis, burri i saj dhe vajza e tyre 11-vjeçare u morën peng nga njerëz të maskuar, teksa po dilnin nga një restorant në Alto da Lapa, një lagje luksoze në Zonën Perëndimore në Sao Paulo.
Ata u dërguan në një kasolle në një zonë rurale të shtetit të Sao Paulos dhe u mbajtën atje për 12 orë shkruan Daily Beast.
Ishte vajza e madhe e çiftit, e cila lajmëroi policinë pasi familja e saj nuk u kthye nga restoranti. Megjithatë, banda kishte liruar tashmë prindërit dhe vajzën rreth orës 10:30 të mëngjesit të së enjtes.
Curtis është vajza e biznesmenit britanik Malcolm Leo Curtis. Ajo e ndan kohën e saj mes Nju Jorkut, Sao Paulos dhe Londrës. Ajo ka modeluar për Victoria’s Secret, Harrods dhe H&M.