“U martuan me dashuri”, flet vjehrra e 41-vjeçares që u vetëvra në Durrës

Nëna e Xhemal Lokës, bashkëshortit të Bedrie Lokës, e cila u vetëvra në Durrës disa ditë më parë, ashtu siç ka folur më herët në mikrofonin e Replikë. al edhe sot në ambientet e jashtme të gjykatës, teksa ishte në pritje të masës së sigurisë, theksoi se djali me Bedrien u martuan me dashuri dhe menjëherë pas martesës shkuan në Greqi.

Mes tjerash ajo nënvizoi se nuk është në dijeni mes sherreve që mund të kenë pasur çifti, pasi ata jetonin në shtëpi tjetër.

“Djali im ka qenë shumë mirë me nusen. U martuan me dashuri. Sa u martua Bedria ka ikur në Greqi. Ishte shumë punëtore. Në Dibër jetonim më vete. Më pas mora kredi dhe solla djalin në Durrës. Më pas bënë shtëpinë, Xhemalin e ndihmoi dhe djali tjetër. Nuk e di nëse ka pasur dhunë. Unë jetoj me qira. Nuk kemi ndërhyrë në çift”-tha ajo.