U largua nga banesa 4 ditë më parë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në zonën e Liqenit të Farkës

Një 25 -vjeçar i shpallur i humbur nga familja është gjetur i vetëvarur.

Shtetasi K.H, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në zonën e Liqenit të Farkës.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, me 25-vjeçarin që kishte rreth 4 ditë që ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE: 

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 19.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit K. H., 25 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shtetasi K.H, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në zonën e Liqenit të Farkës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.