U zhvillua sot në Gjykatën e Kukësit seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku, ndaj të cilit gjykata ka vendosur arrest me ‘burg pa afat’.
Jaku është akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 maj në fshatin Plan të Hasit.Sipas hetimeve 41-vjeçari, jetonte në Angli si emigrant, ishte kthyer në Shqipëri për të kryer krimin, një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ