U konfliktuan për motive të dobëta, identifikohen dhe procedohen penalisht dy persona në Kurbin

Dy persona janë identifikuar dhe proceduar penalisht nga Policia e Lezhës pasi ishin përfshirë në një konflikt verba për motive të dobëta. Sipas policisë nga hetimet dyshohet se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk janë gjetur sende që mund të shërbejnë si provë materiale. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. N. dhe P. P., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Kurbin/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje pasdite, për një konflikt verbal mes disa shtetasve në Fushë-Milot, bëjmë me dije se janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë konflikt, A. N., 58 vjeç dhe P. P., 67 vjeç, të dy banues në Milot. Nga hetimet dyshohet se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk janë gjetur sende që mund të shërbejnë si provë materiale. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. N. dhe P. P., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.