Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Lushnjës pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me pistoletë. Gjithashtu dyshohe se në momentin kur ka qëlluar ishte në afërsi të një 20-vjeçari me qëllim kanosjen e këtij të fundit.
Ndrkohë raportohet se gjatë natës këta dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një lokal të fshatit Dushk për motive të dobëta
Sakaq, policia vijon punën për kapjen e 35-vjeçarit O. D. dhe vënien e tij para drejtësisë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ