U konfliktua me kryetarin e fshatit dhe ndërtoi pa leje në zonën e mbrojtur, arrestohet Jetmir Muçllari

Pas sherrit të dhunshëm në Volorekë ka rënë në pranga Jetmir Muçllari nga Policia e Pogradecit pasi rezultoi se kishte ndërtuar pa leje në një sipërfaqe toke në Drilon, të cilën pretendonte pronësinë, por në fakt është në zonën e mbrojtur.

Muçllari akuzohet për veprat penale “shpërdorim i tokës dhe ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”.

Mësohet se IMT e Pogradecit kishte pezulluar një javë më parë punimet në këtë sipërfaqe toke, për të cilën Muçllari u konfliktua fizikisht me kryetarin e fshatit Tushemish.

Çështja i kaloi prokurorisë për veprime të mëtejshme.