U konfliktua fizikisht për arsye konkurrence me një 52 vjeçar, vihet në pranga 63 vjeçari

Shkodër

U konfliktua fizikisht për arsye konkurrence me një 52 vjeçar dhe mbante pa leje armë zjarri e municion luftarak, vihet në pranga 63 vjeçari.Policia sekuestron një armë zjarri psitoletë dhe municion lutarak.

Rreth orës 11:15, në lagjen “Vojo Kushi”, shtetasi C. S., 63 vjeç, dyshohet se për motive konkurrence, para stacionit të furgonave për transport pasagjerësh është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. Gj., 52 vjeç.

Si pasojë 52-vjeçari është dëmtuar fizikisht dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendin ku po ndodhte konflikti duke ndërhyrë dhe parandaluar përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së shtetasit C. S, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat 63 vjeçari i mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit C. S.Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *